Juliana Pasha e quan interpretuesin më të dobët në Eurovision, i kthehet Frederik Ndoci

Të shtunën mbrëma në ‘Shiko kush luan’ ka qenë e ftuar ndër të tjerë edhe këngëtarja, Juliana Pasha.

Ajo është pyetur ndër të tjera se kush mendon se është kënga më e dobët në festivalin e Eurovisionit. Juliana nuk ngurroi të përgjigjet se ishte kënga e Frederik Ndocit.

Ky i fundit ka reaguar duke shkruar një status në facebook ku edhe ka thënë se nuk i takon aspak asaj të japë një vlerësim derisa Eurovisioni përherë ka pasur kritikë të mirëfilltë arti të cilët kanë bërë vlerësime të detajuara për këngët.

Më poshtë reagimi i plotë i artistit:

‘Asht shum e vështir te flasësh për një koleg duke harru se Eurosong e ka me shkrim se çvler ka sjell në Eurosong x apo y kangtar që ka debutu.
Ne kemi përfaqesuar Shqipërin në nji kompeticion, dhe në përgjithsi sejcili ka qenë denjesisht mir.
Stilet kan ken të ndryshme por sejcili artist asht mundu me stilin qe ka sjell ta ket perfekt, pavarsisht vlersimeve qe marrin.
Mos harroni se Eurosong ka edhe kritik arti internacional apo vleresues arti edhe per kangen edhe per artistin edhe per interpretimin jo vetem nga organizatoret por ka kritik arti edhe ne cdo klub eurosong te shteteve te ndryshme dhe ruhen ne pdf page per cdo festival, mjafton te lexosh sepse jan ne anglish, por ma te kujdesshem jan klubet e te gjitha shteteve pjesmarres te cilet ruajne me fanatizem çdo vlersim apo nenvlefsim dhe flasin e shkruajn per cdo artist pjesmarres. Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande.’

SHKARKO APP