Justin Bieber anulon turneun botëror
Këngëtari me famë botërore ka anuluar datat e mbetura të turneut të tij botëror për shkak të rrethanave ende të papërcaktuara. Ylli kanadez ka zhgënyer fansat e tij pas një postimi në faqen e Facebook ku ka njoftuar anulimin e koncerteve. “Justin i do shumë fansat e tij dhe urren që t’i zhgënjejë. Ai ju falenderon për përvojën e pabesueshme që e keni bërë të kalojë në Turneun Botëror gjatë këtyre 18 muajve. Ai është mirënjohës dhe i nderuar që ka ndarë atë përvojë me stafin e tij më për më shumë se 150 koncerte nëpër 6 kontinente”. Koncerti i parë i anuluar është ai i ditës së shtunë në Arlington të Teksasit dhe të gjithë biletat do të rimbursohen. Menjëherë pas njoftimit të anullimit të turneut të tij Bieber është parë afër Santa Monica raporton TMZ. Sipas tyre Bieber është shprehur se ka në plan vetëm të pushojë dhe të relaksohej.