Justin Bieber bën gjestin prekës për të infektuarit nga Koronavirusi

Justin Bieber ka treguar mbështetjen e tij për popullin e Kinës pasi Koronavirusi vdekjeprurës, i quajtur COVID-19 nga OBSH, vazhdon të përhapet.

Në një postim këngëtari dërgoi lutjet e tij për njerëzit e prekur, me një video mesazh dhe zbuloi se ka bërë një dhurim për fondacionin bamirës të Pekinit, Chunmiao.

“Duke parë lajmet, nuk mund ta imagjinoj se sa e frikshme do të ishte nëse një sëmundje e re do të prekte gruan, familjen dhe miqtë e mi. Kina, ne qëndrojmë me ju si një njerëzim kolektiv dhe kemi bërë një donacion për t’ju mbështetur”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koronavirusi ka prekur mbi 67 mijë njerëz dhe numri i viktimave ka shkuar në mbi 1526.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?