Justin Bieber dhe David Guetta sjellin këngën “2U”
Këngëtari kanadez, Justin Bieber ka bashkuar forcat me DJ francez, David Guetta, duke sjellë këngën e re “2U”. Veçantia e këtij projekti është edhe videoja e realizuar, e cila këtë herë është bërë me modelet e Victoria Secrets, të cilat shfaqen duke vallëzuar e kënduar këngën më të re të dyshes. “Ajo çfarë jam munduar të bëj është kombinimi i pjesëve emocionale me energjinë e çmendur të muzikës elektronike”, tha Guetta. Justin Bieber para pak javësh ka lancuar edhe bashkëpunimin me Dj Khaled, Lil Wayne, Chance The Rapper, Quavo të titulluar “I`am the One”, si dhe remixin e këngës “Despacito”, e cila po thyen rekordet e dëgjueshmërisë.