Justin Bieber dhe Selena Gomez rikthehen së bashku

Është një nga çiftet më të dashura të Hollywood dhe 3 vite pasi i dhanë fund lidhjes së tyre Justin Bieber dhe Selena Gomez po i japin njëri-tjetrin një shans tjetër. Pas ndarjes nga The Weeknd, Selena është hedhur sërish në krahët e dashurisë së vjetër. “Selena dhe Justin janë kthyer së bashku”, ka zbuluar një burim familjar për Us Weekly. “Këngëtarja dhe i dashuri i saj The Weeknd i dhanë fund lidhjes së tyre në mënyrë miqësore dhe shkaku nuk ishte Justin”. Burmi shprehet se yjet e pop-it kanë pasur ndjenja gjithmonë për njëri-tjetrin pavarësisht se ishin të ndarë dhe në romancë me persona të tjerë, Yjet e pop-it janë fotografur së bashku në shtëpinë e 25-vjeçares në lagjen Studio City të Los Anxhelosit në fund të tetorit, vetëm pak ditë para se ne konfirmuam se ajo dhe The Weeknd, u ndanë pas gati 10 muaj lidhje. “Justin dhe Selena kanë pak kohë që kanë filluar të flasin. Ata e kuptuan se ishte koha që të kalonin historinë e tyre dhe të ecnin përpara. Ata janë rritur shumë gjatë dy viteve të fundit dhe janë të pjekur për situatën.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?