Justin Bieber konfirmon martesën

Prej dy muajsh përflitet se ylli i popit, Justin Bieber i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me modelen Hailey Baldwin.

Dhe pas spekulimeve, më në fund këngëtari ka konfirmuar martesën. Në një postim në Instagram ai shprehet se festoi për herë të parë ‘Ditën e Falenderimeve’ si një njeri i martuar.

“Gëzuar Ditën e Falenderimeve edhe pse me vonesë. Është hera e parë që uroj si një njeri i martuar,”-shkruajti Justin për 102 milionë ndjekësit e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shtoi: “Dashuria nuk është e lehtë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Është hera e parë që këngëtari ka konfirmuar se është martuar me modelen.

Çifti raportohet se është martuar në një gjykatë në New York rreth 2 muaj më parë, por Hailey e mohoi gjatë asaj periudhe.

Por mediat zbuluan se ata u martuan në një ceremoni sekrete në shtator.

Gjithashtu Justin dhe Hailey konfirmuan jo zyratrisht martesën e tyre me komentet në mediat sociale. 24-vjeçari quajti modelen ‘gruaja ime’, ndërsa Hailey ndryshoi mbiemrin në ‘Bieber’.

https://www.instagram.com/p/BqiC5veHMcq/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?