Justin Bieber ndalohet në Kinë për “sjellje të keqe”

Ylli kanadez i muzikës pop, Justin Bieberit i është ndaluar mbajtja e koncerteve në Kinë, raporton BBC. Në një deklaratë, ministria kineze ka thënë se ai nuk është i përshtatshëm për të performuar për shkak të “sjelljeve të këqija”. “Justin Bieber është një këngëtar i talentuar, por ai gjithashtu është një këngëtar kontravers e i huaj”, është thënë në këtë deklaratë. “Ne shpresojmë që kur Justin Bieber të piqet, ai do të vazhdojë të përmirësojë fjalët dhe veprimet e tij dhe të bëhet vërtetë këngëtar i dashur për publikun”, kanë shtuar ata. Në këtë listë, ku është futur Justin Bieber, gjendet edhe Dalai Lama, si dhe separatistët tajvanezë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?