Justin dëshiron shumë fëmijë, por Hailey nuk është ende gati për t’u bërë nënë
Justin dhe Hailey Bieber janë përfolur shpesh se do të bëhen prindër, mirëpo deri më tani nuk kanë asnjë plan. I ftuar së fundmi në misionin “The Ellen DeGeneres Show”, Justin ia ka lënë Hailey-t topin në fushën e saj për çështjen e fëmijëve. Justin ka treguar se ai dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë, sigurisht me aq mundësi sa do të ketë Hailey për t’i sjellë në jetë.
“Unë do të kem aq fëmijë sa Hailey do të jetë e gatshme t’i sjellë në jetë. Unë vetë do të doja të kisha një klan të vogël. Është trupi i saj dhe ajo bën çfarëdo që dëshiron”, ka thënë Justin.
Ndërsa për sa i përket numrit të fëmijëve që dëshiron Hailey, këngëtari tha: “Mendoj se ajo do pak”.
Kur u pyet nga Ellen se çfarë po e pengon çiftin për të pasur një fëmijë, Justin u përgjigj: “Nuk ka ndonjë problem në të vërtetë, por mendoj se Hailey ka ende disa gjëra që duhet t’i realizojë si grua. Dhe mendoj se ajo nuk është ende gati dhe për mua kjo është OK”.
Si Justin, po ashtu dhe Hailey janë mësuar me fëmijë, për shkak të nipave e mbesave të tyre dhe madje e kanë bërë të qartë se kanë shumë dëshirë të krijojnë një familje bashkë.
Megjithatë në një intervistë të dhënë në shkurt të 2019-tës për “Vogue”, modelja tha se nuk ka një plan të bëjë ndonjë fëmijë të paktën edhe për disa vite.