Justin dhe Hailey zyrtarisht të martuar, megjithëse nuk e pranojnë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin muajin e kaluar kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. ‘TMZ’ raporton se ata janë martuar në New York, në të njëjtën ditë që morën dëshminë e martesës në gjykatë.

Sigurisht që në ceremoni nuk mund të mungonte dëshmitari, i cili ishte një nga miqtë më të mirë të Justin.

Këngëtari dhe partnerja e tij u kanë kërkuar avokatëve të tyre të lidhnin një kontratë paramartesore në të njëjtën ditë që bën celebrimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjë nuk ishte e mundur, sepse procedurat për kontratë paramartesore nuk mund të bëhen aq shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu Justin dhe Hailey u martuan pa asnjë kontratë dhe madje nuk pranojnë të lidhin një tjetër pas martesës.

Një burim ka thënë se Justin është shumë i dashuruar dhe mendon se nuk ka nevojë për kontratë.

Ata me të vërtetë nuk kanë nevojë, sepse pasuria e Justin arrin deri në 250 milion dollarë, ndërsa e Haileyt rreth 2 milionë dollarë.

Megjithatë pavarësisht se Justin dhe Hailey tashmë janë burrë e grua, ata do të organizojnë një ceremoni formale për veten dhe të afërmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?