Justin Timberlake do të rikthehet pas 14 vitesh në ‘Super Bowl’
Justin Timberlake do të performojë vitin e ardhshëm në “Super Bowl”, 14 vite pas performancës së tij me Janet Jackson, ku ndodhi incidenti me veshjen.
Ylli i pop-it ka zbuluar lajmin përmes rrjetit social “Twitter”, me ndihmën e një interviste të dhënë për Jimmy Fallon.
Timberlake këndoi në Super Bowl 2001 me ish-grupin e tij, N’Sync, para se të ndante skenën me Jackson në 2004. Gjatë performancës së tij, këngëtari grisi veshjen e Jackson, duke bërë që ajo të nxirrte në pah gjoksin e djathtë.
Timberlake do të ngjitet në skenë më 4 shkurt 2018, në “US Bank Stadium”, në Minnesota.