Justin Timberlake përfundon në pranga

Këngëtari Justin Timberlake është arrestuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Ai u arrestua në Sag Harbor, një fshat në Hamptons, një destinacion popullor veror për të famshmit. Ylli i popit ka folur hapur në të kaluarën për problemet me alkoolin dhe ka kërkuar edhe ndihmë. Në New York të SHBA-së, dënimet për akuzat që lidhen me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur përfshijnë deri në një vit burg, një gjobë prej 1000 dollarësh dhe pezullimin e patentës së shoferit për të paktën gjashtë muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?