Justin Timberlake “u kap mat” me kolegen, Jessica Biel s’ka ndërmend të shkatërrojë kurrë familjen e saj
Jessica Biel dhe bashkëshorti i saj Justin Timberlake po ecin përpara pavarësisht dramës së fundit në marrëdhënien e tyre.
Një burim i çifti konfirmoi se aktorja po qëndron në krah të këngëtarit, pasi ai u fotografua duke mbajtur duart me kolegen e tij Alisha Wainwright.
Video e tyre, e kapur në një ballkon gjatë një mbrëmje në New Orleans në 23 nëntor, u bë virale në mediat sociale.
Por pavarësisht kësaj 37-vjeçarja nuk ka ndërmend të shkatërrojë familjen e saj.
Aktorja beson se Justin nuk e tradhtoi dhe për të më e rëndësishme në jetë është familja e tyre.
“Ajo kurrë nuk do ta prishë familjen e saj për diçka të tillë,”– shtoi burimi.
Jessica dhe Timberlake janë martuar në 2012 dhe janë prindër të një djali 4-vjeçare, Silas.
Ndërkaq këngëtari i kërkoi falje publikisht bashkëshortes duke thënë se ky nuk është shembulli që dëshiron t’i japë djalit të tij.
Ndërsa siguroi fansat se asgjë nuk ndodhi mes tij dhe koleges.