Ka vjedhur këngën? Reagon Mihrije Braha: Këngën e bleva tek vëllai i njeriut që më akuzon

Këngëtarja Mihrije Braha ekskluzivisht në emisionin #gjesi iu është përgjigjur akuzave për këngën “Akoma po të pres”, raporton Gazeta Express.

Këngëtarja ka folur për akuzat e këngëtarit Hektor Gjurgjiali që tha se Braha ia kishte vjedhur këngën shumë vite më parë.

Ai së fundmi e ka sjellë këtë këngë në versionin e tij, duke folur për prapavijat e asaj se çka kishte ndodhur në një intervistë për Kult Plus.

Mirëpo, këngëtarja Braha thotë në emisionin #gjesi se nuk është takuar asnjëherë me Hektorin e së këngën e ka blerë nga vëllai i tij, Mentori.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë atë Hektorin, mu ma ka ofruar vëllai i tij Mentori. Si këngë të bukur që Mentori na e ka ofru, neve na e ka pëlqy edhe ka pas kosto që e kemi pagu. Ka qenë në projektin tim në mesin e 12-13 këngëve. Pas pesë viteve dëgjojmë që ai ka thënë ma keni marrë këngën. Nuk është se kam pasur kontakt direkt apo e kam njoftë atë”, ka thënë ajo.

Mihrije Braha shton se nuk e ka pasur as idenë se çfarë probleme kanë pasur.

“Nuk kam qenë në dijeni për çfarë probleme kanë pas, më vie keq. Sidoqoftë, unë llogaris që është njëra ndër këngët të mia të bukura, por, jo që kam pas far fitimi prej asaj këngë. Jam zënë në sherrin mes dy vëllezërve. Mentori në 95-tën ka qenë njëri nga pjesëtarin në grup. Jo, asnjëherë në jetë nuk jam taku as personalisht nuk kam pas fatin e mirë me u taku për të, qoftë për një gjysmë muhabeti. Unë vetëm përmes mediumeve kam dëgju, që ai ka thënë se Mihrije Braha e ka vjedhë këngën”, thotë ajo.

“Nuk është e vërtetë që Naimi ka thënë se e hjekë nga kaseta, sepse kënga ishte publikuar pesë vite më herët, nuk ke pasur mundësi e as logjikë me e heq nga albumi. Në kasetë nuk thuhet që unë jam autori por Mentor Gjurgjeali, e orkestruar nga Virusi, çka ka dalë ndër vite fjalët dhe mosmarrëveshjet mes dy vëllezërve ajo nuk ka të bëjë me mua”, ka shtuar e njëjta.

Këngëtarja kosovare është shprehur e gatshme që të sqarojë këtë çështje me Hektor Gjurgjialin.

“Unë jam e gatshme të flas me të, me u sqaru e me dalë edhe me deklarata. Me Mentorin pas një kohe nuk jemi pa më, sepse ka qëndruar në Gjermani e tash në Amerikë e na kanë humb kontaktet me të.

Unë i them se jam e pafajshme, nuk e kam vjedhë këngën, e kam ble me një kosto goxha të lartë, e kam paguar 500 marka që ka qenë shumë goxha e madhe”, ka thënë ajo.

T7 ka kontaktuar edhe Hektor Gjurgjialin por që momentalisht i njëjti ka deklaruar se është në Tiranë e që do të flas së shpejti në studion e #gjesit.

Mihrije Braha gjithashtu ka thënë se është e gatshme që të përballet me të në studio.

SHKARKO APP