Kaia Gerber në moshën 19-vjeçare shfaqet e zhveshur dhe ngjall polemika

Vajza e Cindy Crawford pozon topless dhe me lëkurë të zezë për numrin e shtatorit të Vogue Japan. Kaia Gerber e ka filluar karrierën e saj në moshën 10-vjeçare duke pozuar për fushatën e Young Versace dhe që nga ajo Kaia nuk ndalet dhe vetëm në moshën 19-vjeçare ajo është tashmë një yll.

Për më tepër edhe nëse nëna jote është Cindy Crawford, i ke të gjitha mundësitë për të pushtuar botën e fashion. Shumë e kërkuar nga brandet më ekskluzivë, ajo ka sfiluar për marka të fuqishme si Chanel, Fendi dhe Prada dhe ajo pëlqehet shumë për bukurinë e saj të pastër dhe të freskët. Në një set fotografik të dalë pak ditë më parë Kaia shfaq të gjithë sensualitetin e saj me të cilin nuk jemi mësuar ta shohim.

’Faleminderit të gjithë atyre që bën të mundur punën time të fundit para karantinës, më e mira që mund të shpresoja’, shkruan top modelja në Instagram. Në setin fotografik të realizuar nga fotografët Luigi and Iango për numrin e shtatorit të Vogue Japan Gerber pozon me krijimet provokuese të Anthony Vaccarello për Saint Laurent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaia Gerber mishëron me këto foto rolin e një femre të re të paturpshme, që shfaqet e veshur me lëkurë duke ekspozuar gjoksin nudo. Nuk mungojnë polemikat për fotot e fundit të Gerber, ku disa mendojnë se foto të tilla nuk janë të përshtatshme për një vajzë të re si Kaia, e cila në foto shfaqet me një ngjashmëri të pabesueshme me mamin Cindy Crawford.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?