‘Kam fjetur me prindërit deri 12 vjeçe sepse…’ Suada Sherifi rrëfen 10 gjërat që nuk i dini për të
Si çdo javë në “RevistaWho.com” vjen rubrika “Gjërat që nuk dini për mua”. E bukur, e zgjuar, notere dhe së fundmi një mami shumë e përkushtuar, Suada Sherifi flet për fobitë , dëshirat e për shumë të tjera…
Kam lexuar më shumë se 2000 libra.
E urrej ditën dhe çdo lloj zhurme sado e vogël të jetë gjatë kohës që jam në gjumë, sidomos tik-tak-un e orës.
Më pëlqejnë shumë ushqimet e gjalla, si karpaço e mishit dhe peshkut dhe shumë ushqime të tjera i kam qejf fare pa gatuar.
Kam fjetur me prindërit derisa u bëra 12 vjeçe se kisha tmerr nga ‘Gogoli’ me emrin Gabi dhe vazhdoj ta kem.
Gjatë gjithë jetës sime kam parë vetëm një film horror dhe kurrë më.
Di të pikturoj shumë bukur dhe make-up për daljet e mia televizive e kam bërë gjithë jetën vetë.
Kam pasur vetëm një shoqe të ngushtë gjatë gjithë jetës sime, me të cilën jam rritur dhe nuk jam zënë kurrë që të mos kemi folur.
Basketbollin e lashë prej një dëmtimi… S’do ta kisha lënë kurrë.
Profesioni im është notere, por për shkak të bebit nuk shkoj në zyrë.
Vajza ime quhet Deisy, i cili nënkupton ‘Syri i ditës’. Zgjedhja e emrit ishte vendim i imi.