“Kam shumë turp t’i flas një femre”, Stresi i habit të gjithë me përgjigjen e tij (Video)
Reperi i njohur Stresi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me në Top Channel për të folur për qytetin e tij të lindjes Tropojën.
Ai është pyetur nga moderatorja se si ai i ngacmon femrat apo se si i afrohet një vajze nëse i pëlqen. Ndërkohë që ne prisnim përgjigje tjetër, ai i ka surprizuar të gjithë duke treguar se ka shumë turp t’i flas një femre.
“Në radhë të parë ne jemi shumë diskretë. Të paktën unë, kam shumë turp që t’i flas një femre në rrugë. Më vjen shumë zor dhe nuk jam nga ata djem që ta ngacmopj në lagje. Unë mendoj se secili nga ne ka atë flirtin e vetë shumë secret.
Nuk jemi nga ata që i ndalojnë njerëzit në rrugë. Për vete më vjen shumë zor dhe kam fituar shumë pikë dhe në lagjen time që unë jam si kryeplaku i lagjes. Se si unë e bëj për vete një femër është shumë e thjeshtë. Pikë së pari nis gjithmonë nga komplimentat”, ka treguar reperi i njohur Stresi.