Kampione në kërcim si në pistën e vrapit? Zbulohet konkurrentja e parë në ”Dance with Me”

Kampionia Europiane në atletikë, Luiza Gega do të jetë konkurrentja e parë zyrtare e edicionit të 8-të të spektaklit “Dance With Me Albania”.

Atletja shqiptare që na bëri të gjithë krenarë duke hyrë në histori me arritjet e saj të jashtëzakonshme, kur u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, këtë herë sfidon veten në pistën e kërcimit.

A do të shpallet ajo kampione në kërcim ashtu si në pistën e vrapit? Kjo mbetet për t’u zbuluar vetëm në “Dance With Me” së shpejti në Tv Klan, nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.

SHKARKO APP