Kandidatja e PD-së merr në intervistë Ramën: Pse kërkon një mandat të tretë (VIDEO)

Kjo fushatë për zgjedhjet e 25 prillit ka supriza dhe shumë të papritura. Nëse dalja e Lulzim Bashës në emisionin e të hënës tek Bashkim Hoxha në ”News 24” është e pazakontë, më e pazakontë ishte sot dalja e kryeministrit Edi Rama në emisionin ”Wake Up”.

Më e vështirë ka qenë sot situata për kryeministrin Rama, pasi përballë krah moderatorit Isli Islami, kishte edhe kandidaten e PD-së për deputete, Oriela Nebiaj. Kjo e fundit drejton prej vitesh këtë emision dhe është e 18-a në listën e PD në Tiranë, ndërsa sot pyeti Edi Ramën se përse ai donte një mandat të tretë.

Ndonëse Rama u pa i qetë, Nebiaj e pyeti edhe për çështjen e punëtorëve që do të vijnë nga Bangladeshi apo për shpalljen e Lumit Vjosa, Park Kombëtar.

SHKARKO APP