Kanë ndjenja për njëri-tjetrin? Ilnisa dhe Meritoni tregojnë të vërtetën e afrimit mes tyre
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, dy personazhet e ”Big Brother Albania Vip 3” janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Një afërsi që komentuesit në rrjete sociale janë kundër, por që tashmë po diskutohet edhe nga vetë banorët.
Fillimisht ka qenë Gazi, i cili gjatë një bisede me Rozën në lidhje me mundësinë për krijimin e një çifti në shtëpi, është shprehur se çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni.
Meritoni: Kam një simpati, një dashuri më të veçantë. Do ja thosha nëse do ndjeja diçka, nuk e ndal aspak veten nga kamerat. Edhe kjo nuk do e kishte ndalur veten nëse do ma thoshte nëse do kishte diçka.
Ilnisa: Unë ndihem mirë. Ne jemi shumë shokë.