Kantautori Bojken Lako, dedikim të dashurës së zemrës
Janë një nga çiftet e showbiz-it, të cilët nuk pëlqejnë të ekspozohen shumë. Megjithatë gjatë ditës së premte, kantautori Bojken Lako i ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për ditëlindje partneres së tij këngëtares Semi Jaupaj. “Me Fat në ditëlindjen tënde”, ka shkruar ai krahas një foto ku shfaqen së bashku, të publikuar në rrjete sociale. Çifti kanë disa vite së bashku, qëkur janë njohur në “The Voice”, ndërkohë që më parë Bojken ka qenë i martuar, por lidhja e tij ka përfunduar në divorc.