Kanye West i kërkon Kim Kardashian 7-të fëmijë

Në episodin e radhës të serialit më të famshëm “Keeping up with the Kardashians”, Kim Kardashian ndihet shumë e kërcënuar dhe kjo për shkak të bashkëshortit të saj Kanye West.

Teksa po bisedonte me mamanë dhe motrat e saj, Kim është shprehur e shqetësuar nga fakti se Kanye West do 7-të fëmijë dhe që tani kërkon që ata të bëjnë të 4-tin sërish në mënyrë surrogate.

Kim ndihet e kërcënuar nga bashkëshorti i saj dhe nuk po arrin dot ta bindë se është e pamundur që ata të kenë kaq shumë fëmijë.
Krahas faktit se është shumë e ngarkuar me punë, 38-vjeçarja mendon se SHBA-ja është një vend i pasigurt për të rritur kaq shumë fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derisa ligjet të kenë peshën e tyre, dhe të kontrollohet liria për armëmbajtje ajo nuk dëshiron të ketë më fëmijë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?