Kaosi në SHBA, Dua Lipa për protestuesit: Janë terroristë

E njohur për mos pëlqimin ndaj Donald Trump dhe mbështetjen ndaj Joe Biden, Dua Lipa ka reaguar ndaj protestës që u zhvillua ditën e djeshme në SHBA, duke i quajtur protestuesit “terroristë”.

Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, përmes një postimi në Instagram, ka publikuar edhe një foto të protestuesve duke i quajtur terroristë. “I quani ata siç janë: terroristë”, shkruan Dua.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pasur reagime të ashpra dhe të shumta ndaj qeverisjes dhe politikave të Donald Trump, ndërkohë që gjatë zgjedhjeve ajo i ka bërë thirrje ndjekësve të saj për të votuar Joe Biden.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?