Kardashianët i dalin kundër djalit të vetëm të familjes: ‘Ndihemi të turpëruara’

Mbremjen e djeshme, Bob Kardashian, i vetmi mashkull i familjes më të famshme në botë, pati një shpërthim ndaj ish-bashkëshortes Blac Chyna. Sigurisht që lidhjet e tij të dështuara kanë qenë të shumta, por kësaj here ai ka shprehur gjithë mllefin ndaj nënës së vajzës së tij.

Ai ka postuar disa fotografi të Blac nudo si edhe disa skandale të tjera, ku e akuzonte atë për tradhti me 8 meshkuj të ndryshëm.

Por kjo gjë nuk po i pëlqen aspak motrave të Rob, Kimit, Khloes, kourtneyt, Kendallit, Kyliet. E gjithë familja Kardashian – Jenner ka dalë kundër Rob në këtë situatë, duke u shprehur se kjo vetëm sa po dëmton vajzën e tyre Dream, pasi asnjë fëmijë nuk do ndihej mirë po të jetonte në një ambient, ku prindërit janë në luftë.

Nga ana tjetër kjo familje ka një reputacion për të ruajtur, dhe Rob mesa duket po prish emrin e familjes. Nga njëra anë vajzat kanë të drejtë, Rob po sillet si një adolesht dhe ndoshta kjo mund ti shkaktojë edhe probleme ligjore.

Image

SHKARKO APP