Kartolina më e bukur e dimrit është ajo e Almedës me Efehan

Almeda Abazi ka ndarë sot pamjet më të ëmbla pranë të voglit të saj, Efehan. Bukuroshja ka publikuar disa pamje ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin dhe duke e puthur. “Djaloshi im bukurosh”, ka shkruar Abazi krah postimit të saj në ‘Instagram’. Në këto foto Almeda dhe Efehan shfaqeshin të veshur me xhup dhe kapuç, duke ju përshtatur dhe temperaturave të ulëta e stinës së dimrit.

Abazi ka ndarë herë pas here momentet më të bukura pranë djalit të saj, të cilit duket se i është kushtuar maksimalisht. Pak kohë më parë në një intervistë në një emision turk, Almeda tregoi se një nga momentet më të vështira për të ka qenë kur ju desh që djali të bënte një operacion ndonëse ishte ende shumë i vogël.

Megjithatë çdo gjë ka kaluar tashmë dhe duket se Abazi nuk mund të ndihej më e lumtur se kaq.

https://www.instagram.com/p/B8TcP-5lI3v/

SHKARKO APP