Kastro Zizo zbraz zemrën dhe tregon atë që e gërrynte prej kohësh

Kastro Zizo shquhet për tipin e tij të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë. Pak minuta më parë nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka ndarë me fansat e tij një detaj që kishte kohë që e mbante me vete: “Dua të ndaj me ju diçka që po më gërryente! Javën tjetër konkuroj në festivalin “Kënga Magjike” me një baladë që kurrë se mendoja që do këndoja ndonjëherë. Një super kompozim i mjeshtrit Gramoz Kozeli dhe me orkestrim të “çmendurit” Elvis B Kercini. Kënga do ju bëj të reflektoni mbi disa gjëra dhe mbase do ketë nga ata që do qajnë! Këtë vit vij në bashkëpunim me një vajzë që nuk është vetëm një super talent por, mendoj se do shkruajë shumë kapituj në muzikën shqiptare… Rea Nuhu faleminderit që këtë këngë do e ndajmë bashkë. Pas shumë kohësh që nuk bëj muzikë premtoj që këtë radhë mbase kam kaluar veten time… Stay tuned… Zizo ju do.

SHKARKO APP