“Katastrofë” me flokët e Camila Cabello-s, nëna i pret balluket (VIDEO)

Si njerëzit e thjeshtë, edhe yjet e showbizit kanë tentuar të presin flokët në shtëpi si pasojë e izolimit nga pandemia e Covid-19, por për Camila Cabellon rezultatet nuk ishin ato që ajo priste.

Këngëtares bukuroshe i ishin rritur aq shumë balluket sa nuk mund të shihte më, prandaj i erdhi në ndihmë mamaja e saj Sinuhe Estrabao. Camila ka ndarë në Instastory momentin kur 52 vjeçarja i pret flokët, që sipas yllit të “Senorita” rezultuan në një katastrofë.

“Jo mirë. E prishi fare këtë punë”,-thotë Cabello teksa i referohet mamasë së saj. “Balluket e mia nuk duhet të jenë kështu të shkurtra, të gjata, të shkurtra të gjata dhe si mi ka bërë mami në mënyrë horizontale”,-vazhdon ajo, ndërkohë që përdor dhe fjalor të papërshtatshëm.

https://www.instagram.com/tv/B_Od–YgXA4/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP