Kate Hudson në kërkim të Brad Pitt-it
Kate Hudson është në kërkim të dashurisë dhe ajo dëshiron një mashkull të bukur sa Brad Pitt. Ndonëse aktori po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij, aktorja mjaft seksi ka përfituar nga rasti për të hedhur grepin e para. Kate Hudson, në një intervistë ka pranuar që aktori që është ndarë nga Angelina Jolie është shumë atraktiv. “E dini çfarë dua tani? Do të jem e sinqertë, dua një burrë që të më bëj të qesh. Shakatë më bëjnë të lumtur. Dua dikë shumë seksi. Dëshiroj një burrë seksi. E po mendoj që Brad është shumë, shumë, shumë seksi”, ka thënë ajo.