Kate ia dedikon mesazhin e festave mbretëreshës së ndjerë

Në një prezantim të filmuar për Royal Carols: Together At Christmas, që do të transmetohet nesër, Kate flet emocionalisht për afrimitetin e saj me Mbretëreshën Elizabeth sidomos në periudhën festive.

Festat e kaluara më kujtuan atë që më pëlqen më shumë për Krishtlindje. Të shikoj njerëzit që mblidhen së bashku, festojnë dhe përjetojnë momente të veçanta, ndërkohë që mendoj edhe për vitin që ka shkuar.

Këto Krishtlindje do të jenë të parat tona pa madhërinë e saj të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth. Madhëria e saj i kishte për zemër Krishtlindjet, si një kohë që bashkon njerëzit dhe na kujtoi rëndësinë e besimit, miqësisë dhe familjes, apo nevojën për të treguar ndjeshmëri dhe dhembshuri. Këto festa i dedikohen asaj dhe atyre që mungojnë këtë vit“, tha Kate.

SHKARKO APP