Kate Middleton, dukesha që mahnit me veshje të lira

Gjithmonë Kate Middleton është karakterizuar nga thjeshtësia e për këtë paparacët kanë kapur edhe një detaj të rëndësishëm. I referohemi veshjeve të saj, për të cilat ndodh që ajo të zgjedh edhe nga ato të zakondshme, pa ndërhyrjen e dorës së një stilisti.

Pak kohë më parë, mediat rozë i dedikuan një shkrim lidhur me veshjet mjaft të zgjedhura nga ajo, për të cilat vihej re palltot e saj. Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, mahniti kur u shfaq me një fustan të thjeshtë me vlerë 65 dollarë, teksa vizitoi qendrën e fëmijëve Brookhill Children’s Center në Woolwich të Anglisë.

Veshja e Dukeshës e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, është komentuar gjerësisht nëpër mediat ndërkombëtare. Portali Radaronline, ka shkruar se ndonëse Kate Middleton është pjesë e familjes mbretërore, ajo mbante veshur rroba që çdo njeri i zakondshëm mund t’i mbajë.

SHKARKO APP