Kate Upton shpallet femra më seksi e planetit
Ç’domethënie ka një çmim i tillë për një femër?! Kate duhet ta dijë më mirë. Modelja bukuroshe amerikane Kate Upton u shpall femra më seksi e planetit para pak ditësh nga revista “People”. Sukseset e saj nuk mbarojnë me kaq, sepse 22-vjeçarja ka qenë gjithashtu edhe modelja më e kërkuar në “Google” për vitin 2014. Ajo ka lënë pas një sërë emrash si Naomi Campbell, Gigi Hadid, Kendall Jenner, Kate Moss, Gisele Bundchen, Alessandra Ambrosio, e shumë të tjera. Një vit vërtet i suksesshëm për Kate Upton, e cila ka pushtuar botën e modës, që në moshën 22-vjeçare.