Kate Winslet bën deklaratën e fortë: Unë njoh katër aktorë që fshehin seksualitetin e tyre

Kate Winlet po flet për një stigmë ekzistente në Hollywood, me të cilën përballen aktorët homoseksualë. Në një intervistë të fundit me The Sunday Times, fituesja e ‘Academy Awards’ tha se ajo njeh ‘të paktën katër’ aktorë të cilët e mbajnë të fshehur, për të mos rrezikuar karrierën e tyre.

“Unë nuk mund t’ju them numrin e saktë të aktorëve që njoh – disa të njohur, disa që sapo kanë nisur – të cilët janë të tmerruar se seksualiteti i tyre do të zbulohet dhe për këtë arsye asnjëherë nuk zgjedhin role si ‘homoseksualë’ -tha ajo.

“Unë mund të mendoj për të paktën katër aktorë që fshehin absolutisht seksualitetin e tyre. Është e dhimbshme. Sepse ata kanë frikë se mos zbulohen. Dhe kjo është ajo që ata thonë. “Unë nuk dua të zbulohem”.

Gjithashtu ajo vuri në dukje se ky stigmatizim vlen më shumë për burrat.

Sa i përket asaj që është e nevojshme për të sjellë ndryshime, tha Winslet, do të duhet që më shumë njerëz ta pranojnë veten ashtu siç jam janë”.

“Nuk kam ndërmend të bëj kritika të ashpra për Hollzwood-in. Unë po flasë vetëm për ata aktorë të rinj që mund të mendojnë t’i bashkohen këtij profesioni dhe të gjejnë një mënyrë për ta pranuar veten” tha ajo. “Që të ketë më pak gjykim, diskriminim dhe homofobi”.

‘Emonit’ është një film i ri me protagoniste Winslet, ku karakteri i saj ka një marrëdhënie sekrete me një grua tjetër, të luajtur nga Sooraj Ronan.

SHKARKO APP