Katër këngëtare shqiptare në Moskë, kërcënohet dhe anullon performancën…

Në Moskë nga sot fillon festivali “Europa Plus” me performanca live, ku pritet të performojnë katër këngëtare shqiptare. Megjithatë, në mesin e këngëtareve performuese që është pritur të performojnë është edhe Era Istrefi por në momentin e fundit ajo e ka anuluar këtë performancë.

Era nuk ka udhëtuar për në Rusi pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë. Performanca e saj në gjuhën shqipe dhe udhëtimi e prezantimi si shtetase e Kosovës, ka nxitur kërcënime ndaj këngëtares, e cila nuk ka udhëtuar për shkaqe sigurie pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

Tashmë në Moskë gjenden Bebe Rexha dhe Dua Lipa, teksa pritet që të performojë edhe Arilena Ara, gjithnjë nëse ajo ia del që pa problem të arrijë në shtetin rus.

SHKARKO APP