Katy Perry arrin 100 milionë ndjekës në Twitter

Ylli i pop-it amerikan, Katy Perry ka arritur të jetë përdoruesja e parë me 100 milionë ndjekës në Twitter. Këngëtarja 32-vjeçare u nderua për arritjen e saj nëpërmjet faqes së platformës së medias sociale  Twitter me hashtagun (#LoveKaty). “Faleminderit, @Twitter, sepse gjithmonë më keni dhënë një mundësi për të shprehur opinionin tim! #LoveKaty”, u përgjigj këngëtarja kaliforniane. Perry,e cila iu bashkua faqes në vitin 2009 dhe ka shkruar rreth 8, 500 herë në llogarinë e saj në twitter, është shumë më përpara këngëtarit kanadez Justin Bieber, me  96,7 milionë ndjekës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?