Katy Perry emocionohet pas koncertit të parë në Kosovë: Ishte magjike, faleminderit Dua Lipa

Ylli i muzikës pop botëror, Katy Perry, ka ndarë emocionet e saj pas performancës së parë në Kosovë, duke e cilësuar këtë përvojë si të paharrueshme. Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja falënderoi organizatorët e ”Sunny Hill Festival” dhe Dua Lipa për ftesën, duke shkruar: “Shfaqja ime e parë ndonjëherë në Kosovë ishte magjike!! Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më patët”.

Katy Perry gjithashtu e përmbylli turneun e saj veror në Evropë, duke falënderuar fansat që morën pjesë në koncertet e saj, pavarësisht temperaturave të larta. “Ky është fundi i Eurosummer-it!! Faleminderit çdo personi që sfidoi vapën për të ardhur të shihte shfaqjen tonë! Jam jashtë zyre. Për çdo gjë, ju lutem kontaktoni Tamrën. Ju dua”, ka shkruar ajo.

Postimi i artistes u prit me entuziazëm nga fansat shqiptarë, të cilët e mirëpritën pjesëmarrjen e saj në skenën e festivalit në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
View this post on Instagram

 

Swiss Digital Mobile Reklama

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?