Katy Perry: Ja tre të dashurit me të cilët kam bërë seksin më të mirë
Në vendin e fundit, i treti, është Diplo (Thomas Wesley Pentz), producent diskografik dhe reper amerikan, në vendin e dytë është aktori Orlando Bloom dhe në vend të parë është kitaristi John Mayer. Është kjo renditja e bërë nga Katy Perry, e cila publikon listën e tre meshkujve me të cilën ka bërë seks më të mirë.
Marrëdhënia me Diplon ka qenë zbavitëse, me të cilin Perry ka pasur një përvojë të shkurtër në 2014-ën, i cili në “TWitter” ka shkruar: “As që e mbaja mend që kisha bërë seks”, – për ta kaluar më pas me ironi: “Fitova medaljen e bronxit në Olimpiadën e seksit” shkruan Tg.com.
Orlando Bloom
Me Orlando Bloom, këngëtarja ka pasur një lidhje më pak se një vit, ndërsa ne John Mayer, “love story” zgjati rreth 3 vjet, nga 2012 deri në 2015-ën. Është ai që kryeson listën.
John Mayer
Këngëtarja amerikane ka zbuluar detaje intime dhe private nga jeta e saj, nga më të trishtat, si mendimi për të vrarë veten, apo depresioni, deri te më “zbavitësit”, si seksi dhe e ka bërë këtë gjatë një lidhjeje direkte prej 3 ditësh në “Youtube” për promovimin e albumit të saj të pestë, “Witness”.