Katy Perry mposht depresionin

Katy Perry ka vetëm pak ditë që ka dalë nga terapia e saj emocionale, në të cilën hyri pasi kuptoi që vuante nga depresioni dhe kishte mendime vetëvrasëse. Ajo e ndau terapinë e saj dhe gjithcka cfarë mendonte, bashkë me publikun duke bërë kështu që njerëzit të ndiheshin më afër saj. Tashmë që terapia e saj ka mbaruar Katy tregon se ndihet më mirë dhe se gjithmonë duhet të flasim me dikë kur kemi mendime të tilla. Ajo tregoi sesi ndihej vetëm dhe i dukej vetja e pavlerë para terapisë dhe kur gjeti dikë që mund të fliste pa turp për mendimet që kishte, gjtihcka u bë më e lehtë për të.

SHKARKO APP