Kauza që bashkoi këngëtaret e skenës botërore (VIDEO)

Më shumë se 50 këngëtar të skenës botërore janë bërë bashkë për një akt bamirësie.

Këngëtarët e njohur janë bashkuar në këngën “Bridge Over Troubled Water”, të ardhurat të cilës do të shkojnë për familjet e prekura nga zjarri në ndërtesën 24 katëshe në Londër.

Kënga është ideuar nga producenti i njohur Simon CoWell, ndërsa që në orët e para të publikimit, kënga ka arritur të marrë vendin e parë në iTunes. Pjesë e kësaj kënge është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Theksojmë që Rita ka qenë ndër personat e parë e cila ka vrapuar për tu ofruar ndihmë personave të prekur nga ky zjarr i cili mori jetën e rreth 80 personave.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=8O1CcwYf79I” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP