Kë budallaçkë të vogël kërkon Armina? (FOTO)
E kritikuar shpesh në rrjetet sociale për përdorimin e anglishtes me probleme, kësaj radhe Armina nuk ka bërë asnjë gabim të tillë. Ama, e ka shoqëruar postimin e radhës, në një ditëlindje në frymën e viteve ‘20, me një citat nga Getsbi i Madh.
Në vend të dhjetëra citateve për festat dekadente, në frymën e të cilës ka qenë dhe dekori dhe ambienti i festes private, Armina ka zgjedhur fjalinë e personazhit Daisy, kur mësoi se kishte lindur vajzë: “Shpresoj të bëhet një budallaçkë: kjo është gjëja më e mirë që një vajzë mund të bëhet në këtë botë, një budallaçkë e vogël bukuroshe”.
Se përse i pëlqen kaq shumë kjo frazë Arminës, këtë e di vetëm ajo. Ne mundet vetëm të vrasim mendjen: për kë budallaçkë ta ketë vallë, ëëë??/TiranaPost/
https://www.instagram.com/p/BeJUyxQhfQZ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi