Keanu Reeves dhuron 31.5 milionë dollarë kundër leucemisë
Keanu Reeves ka qenë prej kohësh mes aktorëve më të dashur nga publiku, falë roleve nëpër filmave, por edhe falë personalitetit të tij bujar.
Së fundmi, “The New York Post”, ka zbuluar se Reeves ka dhuruar për hulumtime të kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga “The Matrix”, filmi origjinal i vitit 1999.
Media prestigjioze bëri të ditur se Keanu ka fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leuçemisë.
Frymëzimit thuhet të ketë ardhur nga vetë jeta personale e aktorit, pasi motra më e vogël e tij ka luftuar me sëmundjen.
Megjithatë, edhe pas shërimit të saj, Reeves vazhdoi punën e tij në këtë fushë, duke krijuar një fond privat në fillim të viteve 2000 për kërkimet për kancerin.