Keçisti i njohur kthehet në grua: Tani jam një femër përallore
Ish-talenti i WWE, Gabbi Tuft, është transformuar në grua transgjinore. Trajneri 42-vjeçar i fitnesit, i cili luftoi nën emrin e sportit “Tyler Reks”, në një intetrvistë televizive quajti udhëtimin Gabbi një histori drithëruese të tranzicionit gjinor.
“Gabbi tani do ndajë historinë e saj emocionuese të gjinisë në tranzicion nga një ish-yll i WWE, bodybuilder, trajner fitnesi në një femër të dashur e përrallore. Tani më në fund ajo është e lirë dhe gati të sundojë botën. Pavarësisht nga sukseset e tij gjatë dhe pas karrierës së tij në WWE, Gabbi ishte ende duke luftuar me një person sekret që banonte thellë brenda tij. Është një person që ai e ka fshehur në heshtjen e zhurmshme të shpirtit të tij që nga fëmijëria, “- thotë Gabbi.