Keisi Medini: S’do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”

Keisi Medini ka reaguar përmes një statusi në mediat sociale lidhur me akuzat dhe spekulimet që janë bërë për të gjatë qëndrimit në “Big Brother”.

Kryesisht ajo i referohet zërave se ka qenë në lidhje me Lorencin duke shkruar se e bënë të lidhur dhe floën me koefidencë për të, duke lënduar prindërit e saj.

Keisi shkruan se nuk ka lënduar e ofenduar asnjëri dhe se sinqeriteti i saj u mor për dobësi.

“Hodhët vrer mbi emrin tim. Shpifët dhe gjykat veprimet e mia. Më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj, e epitet, aq më tepër edhe ‘e lidhur’. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim gjithashtu dhe naivitetin e tepruar. Unë prap do buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fort se kurrë, po s’do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim.”

SHKARKO APP