Keisi: Nëse ikën Kristi, dal dhe unë
Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Luizi po i shpjegonte Jorit pse çoi në nominim Oltën, Armaldon dhe Kristin, të cilët i sheh si pjesë e bërthamës. Në një moment ai u shpreh se Armaldo dhe Kristi janë më të rrezikuar.
Keisi, e cila ndodhej pranë Kristit tha se nëse ai del, do dalë edhe ajo.
“Po doli ky do dal dhe unë, do dal se ça do bëj këtu”, tha Keisi.
“Nuk del se po dole merr dhe Sabin mbrapa”, i tha Luizi.
Luizi u shpreh se Armaldo ka më shumë rrezik të dal sepse nga Kristi presin si do shkojë marrëdhënia e tij me Keisin dhe Sabianin.