Kejsi Tola feston ditëlindjen mes dy njerëzve të shtrenjtë
Këngëtarja Kejsi Tola festoi dje ditëlindjen. Ajo ka postuar një foto në Instagram ku ka falenderuar prindërit që në këto 25 vite nuk ja kanë lëshuar kurrë dorën. “Më e rëndësishmja në këto 25 vite ka qenë pikërisht kjo foto, e cila dita ditës dhe vit mbas viti mund të më ketë zgjatur paksa mua mund të ketë shtuar ndoshta edhe disa thinja në flokët e tyre mund të jetë shkrepur edhe në vende të ndryshme ama një nga ato gjëra që nuk do ndryshojë është pikërisht ky shtrëngim duarsh, me të cilin jam e bekuar që e kam pasur që ditën e parë të jetës. Faleminderit Ma Faleminderit Ba për çdo ditë që më keni dhuruar. Dashuri e pafund”, shkruan Kejsi.