Kendall Jenner akuzohet për reklamën e re të Pepsit
Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, Pepsi, me ndihmën e Kendall Jenner, e ka eliminuar plotësisht brutalitetin policor!
Në reklamën e Pepsit modelja shihet me një paruke të bardhë, duke bërë fotosesione, të cilat i heq për tu bashkuar me aktivistët të cilët bëjnë thirrje për dashuri dhe paqe.
Supermodelja e cila së fundmi ka realizuar një reklamë për Pepsin, është akuzuar se e ka dëmtuar lëvizjen “Black Lives Matters”.
Madje ajo mund të përballet dhe me reagime të ashpra. Kendall Jenner është kritikuar për paraqitjen e saj si një “ modele e bardhë e privilegjuar”, që bënë paqe mes aktivistëve të të drejtave civile dhe të policisë.