Kendall Jenner: Jam shumë ndryshe nga motrat e mia…
Ajo është një nga supermodelet më të kërkuara në industrinë e modës.
21 vjeçarja Kendall Jenner kalon më të shumtën e kohës përpara kamerave, në pasarelat e modës, duke u veshur nga stilistët më të mëdhenj ose duke bërë make up profesional.
Por, sipas modeles kur ajo është jashtë punës i kushton më pak rëndësi pamjes së saj, çka e veçon bukuroshen nga motrat e tjera.
“Unë kam qenë gjithmonë ndryshe nga ato, nuk dua të bëj ndërhyrje dhe nuk i kushtoj aq rëndësi stilit tim”-thotë modelja për Harper Bazaar.
“Dua të them se unë jam një vajzë dhe sillem si e tillë, por nuk kam qenë kurrë siç janë ato. Dhe mendoj se këtë e kam marrë nga babai im. Prandaj jam më shumë një Jenner se sa një Kardashian”
Dhe sensi për stilin nuk është e vetmja gjë që e veçon atë nga motrat e tjera. Jenner tregon se ajo është më shumë private dhe i shmang mbipublikimet e saj në mediat sociale, një rregull që ajo e ka ndjekur pas polemikave të fundit rreth reklamës së saj të Pepsit, për të cilat nuk kishte folur deri fundjavën e kaluar në Coachella.
“Ndryshe nga pjesa tjetër e familjes unë përpiqem të mbaj pak privatësi. Mendoj se njerëzit duan gjithmonë atë që nuk mund të kenë, prandaj bën mirë të ketë pak mister”.
Gjithashtu 21 vjeçarja tregoi për lidhjet e saj të dashurisë ku tha se për disa kohë nuk do ta shohim atë me unazë në gisht.
“Nuk do të martohem me askënd sepse nuk jam e fejuar-thotë Jennër. Nuk ka gjëra kaq serioze dhe afatgjata në jetën time. jam duke u kënaqur dhe duke shijuar rininë time.