Kendall Jenner përballet me kritika të rënda
Modelja e njohur, Kendall Jenner është bërë pjesë e kopertinës së revistës ‘Vogue India’ dhe është kritikuar nga lexuesit për ngjyrën e saj të lëkurës.
Ata kanë vënë re se në përvjetorin e 10 të revistës, është zgjedhur një modele e bardhë, ndërsa nuk ka patur asnjëherë një indiane në kopertinë.
“E zhgënjyer që India zgjodhi një vajzë kaukaziane që nuk ka asnjë lidhje me vendin tonë,” – shkruajti një lexuese në postimin e ‘Vogue’ në Instagram.
“Wow, nuk e dija se Kendall është pjesë e kulturës tonë. Ndihem keq kur shoh një modele të bardhë në kopertinën e një reviste indiane,” – shtoi një tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që ylli i ‘Victoria’s Secret Angels’ përballet me kritika, edhe pse nuk ka komentuar asnjërin rast pasi pjesëmarrja e saj në revista është pjesë e profesionit.