”Kënga Magjike”, tërhiqet nga gara këngëtari i njohur

Kënga Magjike ka nisur tashmë prej pak javësh edicionin e 20-të saj dhe këtë sezon janë përfolur se do të garojnë shumë emra të njohur. Mes tyre renditej edhe këngëtari i njohur nga Kosova, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar në spektaklin ”Voice of Albania”, Ylli Limani.

Sipas prive.al, Limani është tërhequr nga gara, ende pa prezantuar këngën e tij përfaqësuese dhe si shkak është përfolur deri tani produksioni i zgjedhur për të konkurruar.

Sipas të njëjtave burime, Limani ka vendosur të tërhiqet pasi pjesëmarrja mund ta penalizojë këngën e cila rrezikon të eklipsohet mes një gare të fortë me emra të njohur të skenës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?