Kënga me poetike në Sanremo 2021, është e Ermal Metës (VIDEO)
Showbiz E Enjte, 4 Mars 2021 18:41
Me këngën e tij, “Një milion gjëra për të të thënë” Ermal Meta këndoi në Festivalin Sanremo 2021 poezinë e një dashurie të vërtetë. Ja përse na ka pushtuar me dëgjimin e parë. “Pa emër unë, pa emër ti. Do të flasim derisa një emër të mos na duhet më. Pa nxituar unë, pa nxituar ti. Do të vuajmë butësisht për të kuptuar njëri-tjetrin më shumë”.