Këngëtari i njohur britanik shtrohet në spital, ka infeksion të rëndë në veshka

Këngëtari britanik Liam Payne është shtruar në spital me infeksion të rëndë në veshka dhe ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve. 29-vjeçari postoi një video në Instagram ku zbuloi se ka qenë shtruar në spital.

“Gjatë javës së kaluar kam qenë shtruar në spital me një infeksion të rëndë në veshka. Është diçka që nuk do ia dëshiroja askujt dhe urdhrat e mjekëve janë që tani më duhet të pushoj që të shërohem”, tha Payne në video.

Më pas ai lajmëroi anulimin e turneut të tij me koncertë në Amerikën e Jugut, duke thënë se nuk ka zgjidhje tjetër edhe pse është i pikëlluar për vendimin që i duhet të merrte.

“Isha shumë i emocionuar që do të vija të këndoja për ju djema. Për të gjithë ju që keni blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne po punojmë për të ri-planifikuar turneun sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat. Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen. Mezi pres t’ju shoh së shpejti”, u shpreh këngëtari.

SHKARKO APP