Këngëtari i njohur i jep gruas 1 milion dollarë për ta falenderuar

Urdhëroni një dilemë që asnjë çift në tokë, përveç Kim Kardashian dhe Kanye West, s’do t’i duhet të zgjidhë: ç’të bësh kur njërit prej jush i ofrohet një çek prej një milion dollarësh për të postuar foto në Instagram?

Teksa ne vrasim mendjen ç’lloj buqete të blejmë, Kim po bluante a ta pranonte apo jo marrëveshjen një milion dollarëshe me një firmë rrobash. Kur pyeti Kanye-n, ai u shpreh i pakënaqur.

“Janë shumë para, por firma kopjon Yeezy, kështu që pyeta Kanye-n ç’mendonte,” tha Kim për Ashley Graham në podcast-in e saj të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pak fjalë: Kanye i tha ta refuzojë ofertën dhe ajo atë bëri, për të treguar mbështetje. Për të shprehur mirënjohjen e tij, Kanye i dërgoi të shoqes një çek prej një milion dollarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte larg shtëpisë duke regjistruar albumin dhe më dërgoi një zarf. E hapa dhe ishte një çek prej një milion dollarësh dhe një shënim që shkruante ‘Faleminderit që më mbështet dhe që nuk postove,’ tha Kim. “Mami më pyeti ‘A do i tërheqësh?’ Sigurisht që do t’i tërheq, s’kam turp. U ndjeva në faj në fillim, por pas dy ditësh…më shumë para për mua.”

S’ishte fundi. Kanye gjithashtu i dhuroi një përqindje nga Yeezy, kompania e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?